Pronat shtetësore për Ministrinë e Turizmit, këshilli Bashkiak i Himarës voton kundër VKM-së nr. 708

22 Dhjetor 2018, 16:22

Ditën e djeshme, pas një mbledhje Këshilli Bashkiak i Himarës ka votuar me 21 vota kundër VKM-së numër 708. Votave kundër i janë bashkuar edhe ato të dy këshilltarëve të Partisë Socialiste.

VKM-ja e lëshuar më datë 21 nëntor të këtij viti vendosi regjistrimin dhe kalimin në përgjegjësi të disa pronave të paluajtshme shtetërore në Dhërmi, Livadh, Himarë dhe Nivicë, ministrisë së Turizmit.