Propaganda në filmat e kohës së diktaturës, Margariti interpelancë me Roshin: Do të ishte marrëzi të censurohet një punë kolektive

8 Mars 2021, 10:45

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, po zhvillon një interpelancë me deputetin Artur Roshi. Deputeti Roshi pyeti ministren se çfarë është bërë për të censuruar propagandën në filmat e komunizmit. Roshi kërkoi që të dënohen dhe të ndalohen me ligj filmat sipas tij të propagandës sh të urrejtjes.

Ministrja theksoi se do të ishte marrëzi që të censurohet një punë kolektive e krijuar kjo në një kohë dhe në një kontekst të caktuar. Ministrja Margariti shtoi se adresimi i çështjeve të ngritura nga Roshi nuk marrin përgjigje nga Ministria e Kulturës.