Propozimet e Beqajs, Rama: Nuk ka për të pasur ulje pagash e pensionesh! Nëse preken, vetëm për t'u rritur

29 Prill 2020, 17:41

Kryeministri Rama sqaroi të gjithë opinionin publik, i cili u revoltua në lidhje me propozimet e deputetit socialist, Ilir Beqaj për të ulur pagat dhe pensionet për të krijuar një fond të veçantë për përballimin e  situatave të papritura si ajo e COVID-19. Rama tha se kjo gjë nuk ka për të ndodhur dhe se i vetmi rast që paga dhe pensioni mund të preket është vetëm për rritjen e tyre.