Propozimi francez për negociatat me BE, protesta të dhunshme në Maqedoninë e Veriut, 47 policë të plagosur

6 Korrik 2022, 09:03

Policia u sulmua me sende të forta, fishekëzjarre, koktej molotovi, ndërsa situata më kritike ka qenë para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Protesta e dhunshme nisi dje në orën 19:00, fillimisht para Qeverisë, duke vijuar më pas tek Ministria e Jashtme ku po ashtu ka pasur sulme me sende të ndryshme, ndërsa situata ka dalë nga kontrolli para Kuvendit