Propozimi i Beqajt për uljet/ Pensionistët për Report Tv: Idiot, s'do jetojmë si qen, e çon ekonominë në fund

29 Prill 2020, 16:10

TIRANE-Propozimi i deputetit socialist, ish-ministër i Shëndetësisë Ilir Beqja për uljen e pagave me 10% deri në fund të vitit për administratën dhe me 15% të pensioneve suplementare në mënyrë që të përballohet kriza ekonomike nga COVID-i, ka shkaktuar reagime të shumta dhe të forta. Report Tv sot pyeti pensionistët se cfarë mendojnë për këtë propozim? Ata e cilësuar propozim idiot.

"Ai më shumë flet për tarafin që ka të punësuar vetë, mos mendo se po mendon për popullin, por për interesin e vet. Në një moment thua se pagat janë të ulëta, në një moment tjetër thua t'ua shkurtojmë, a ka kuptim?" tha njëri prej tyre.