Propozimi në Turqi për të kthyer Kishën në Xhami, reagon Papa Françesku: Kam një dhimbje të madhe

12 Korrik 2020, 17:17

Papa Françesku, përkundër asaj që pritej, edhe pse shkurt, ka komentuar ngjarjen që po bën shumë bujë në Turqi. Një gjykatë i hoqi titullin muze Kishës së Shën Sofisë në Stamboll dhe tani propozimi është që të kthehet në Xhami.

Nga sheshi Shën Pjetri, ku mbahen gjithmonë fjalimet e së dielës, Papa shkurt deklaroi: “Deti shkon përtej mendimeve të mia, shkon në Kostandinopojë dhe te Shën Sofia. Kam një dhimbje të madhe”.