Protesa në Shkodër, mbesa e dëshmorit Bujar Bishanaku: I mbështes studentët, janë e ardhmja e këtij vendi

14 Dhjetor 2018, 17:19

Pjesë e protestës në Shkodër ka qënë edhe mbesa e Bujar Bishanakut, dëshmorit të 2 prillit, Jasmina Lici.

Në fjalën e saj ajo është shprehur se: “Ne të gjithëve kjo protestë na ngjan me protestën e viteve '90. Është e çuditshme se e duan Shqipërinë si gjithë Europa. Gjatë këtyre viteve Shqipëria nuk ka ecur dhe kjo për faj të politikanëve. I mbështes studentet, janë e ardhmja e këtij vendi. Më vjen keq që edhe tani vuajmë nga këto ideale. qveria të formohet nga qytetarët dhe studentët pasi janë e ardhmja e këtij vendi.

Më 2 prill të vitit 1991, në protestë në Shkodër u vra Arben Broci, themelues i Partisë Demokratike dhe tre të rinjë të tjerë, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu.