Protesta, Basha: Do mbështesim të gjitha aktet e mosbindjes civile të qytetarëve

5 Prill 2018, 20:11

Pas mosbindjes civile ku u bllokuan katër akse rrugore nacionale, kryetari i PD, Lulzim Basha mblodhi aleatët në selinë blu, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e LSI. Basha u shpreh dyshues lidhur me tëheqjen e Ramës nga tarifa në "Rrugën e Kombit" kur u shpreh se më parë ai duhet të lirojë 11 të arrestuarit.

I pyetur se cili do jetë skenari i opozitës ditët në vijim, kreu demokrat theksoi se do mbështesë të gjitha aktet e mosbindjes civile të qytetarëve.  

"Edi Rama sot ka pranuar fatjin, por përsa kohë mban në burg 11 të pafajshëm, nuk është tëhequr. I bashkohemi kërkesës së qytetarë për lirimin e 11 pengjeve të fajeve të Edi Ramës. Ata nuk janë fajtorë, por pengje të fajit të Edi Ramës. Ai duhet të anulojë menjëherë e përgjithmonë taksën kurruptive të "Rrugës së Kombit", do japë përgjegjësi ligjërisht dhe penalisht për urdhrat e paligjshëm që ka rrëmbyer qytetarët nga shtëpitë e tyre. Përsa kohë kjo nuk ndodh opozita do qëndrojë në krah të protestës legjitime të qytetarëve kuksianë për lirimin e pengjeve. 

Trau, taksa, tarifa e Edi Ramës ishte ajo që i shtyu shqiptarët në protestë. Kanë ngritur shqiptarët në këmbë në solidaritet me qytetarët e Kukësit. Do vazhdojmë të mbështesim të gjitha aktet e mosbindjes civile të qytetarëve".  

    No videos found.