Në fjalën e tij në protestën para parlamentit, kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha i është derjtuar edhe ndërkombëtarëve, dhe veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke dhënë argumente të vendimeve të opozitës për djegie të mandateve. Basha tha se ajo që kërkon opozita, është që edhe shqiptarët të kenë vlera dhe parime të njëjta me ato të popujve evropianë. Basha thotë se nuk do të pranojë zgjedhje të vjedhura, siç ai i quajti, ndërkohë që tha se nuk do të ketë dhunë në protestë.
"Kurrë nuk do ta prnaoj më narkoshtetin, narkoqeverinë". Jam me ju, qytetar i Tiranës dhe me ju deri në fitore. Shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës", tha lideri demokrat.
"Rama ik, Rama ik...T'ju dëgjojë bota - thotë Basha duke i drejtuar mikrofonin qytetarëve.
"SHBA - Nga ky shesh ju them ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që ju keni për popujt tuajt. Lulzim Basha do të qëndrojë në krahun tuaj në këtë betejë. Unë besoj tek demokracia amerikane, dhe tek zgjedhjet e ndershme. Njësoj si unë qytetari Lulzim Basha besojnë të gjithë qytetarët e ndershëm të Shqipërisë. Ne nuk jemi popull i dhunës, ne jemi popull i lirisë", shtoi lideri demokrat.
"Dorëheqja e Ramës është vetëm fillimi, ai do të shkojë para drejtësisë. Policia e Shtetit të mos lejojë daljen nga republika e Shqipërisë, të të pandehurit të popullit, Edi Rama.", përfundoi Basha.
Më tej Basha theksoi prere: Mos më kërkoni kurrë të pranojë për popullin tim atë që nuk do të pranonit kurrë për popullin tuaj, nuk do të pranojë kurrë që kushtetuta të kthehet në letër higjienike nga një kriminel që përfaqëson më të zezat.