Protesta/ Basha sulmon edhe ndërkombëtarët: Përse heshtni për Unazën e Re? Për çfarë paguheni?

23 Nëntor 2018, 13:32 | Përditesimi i fundit: 2018-11-23 15:03:32

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një deklarate nga selia blu sot nuk ka sulmuar vetëm kryeministrin Edi Rama për projektin e Unazës së Re, por edhe ndërkombëtarët. Ai u shpreh se organizatat ndërkombëtare nuk duhet të heshtin, pasi një gjë e tillë i bën bashkëfajtorë, por të reagojnë për situatën e banorëve. Për Bashën projekti është një mega vjedhje, që kaloi me nxitim, por shtoi se një ditë përgjegjësit do të japin llogari.

Mjaftojnë faktet dhe e vërteta për ta kuptuar se kjo është një tragjedi dhe vijë e kuqe që kërcënon fatin e cdo shqiptari dhe vatrat e tyre. Rama shpreson se do ia hedhë me mashtrime për të mbushur xhepat e tij dhe të ortakëve. Është vjedhje e hapur, është negociuar nga Rama. Vjedhja bëhet nga rrëmbimi i taksave dhe pronave të 1 mijë familjeve.

Cdo ligj është shkelur. 40 mln euro vjedhje, 2 mijë euro për centimetër. E gjithë skema e prokurimit është korruptive, një projekt i pakërkuar është marrë nga ARRSH dhe gjoja ka hapur tender dhe pastaj janë futur tre operatorë, i katërt është kompania vëllezërit Hysa për të përligjur konkurrencën ndërsa më pas saboton garën dhe mbetet oferta më e lartë, njëra e regjistruar në parajsat fiskale dhe që ka qenë në sekuestro.

Është shkelur ligji i prokurimeve. Drejtori i ARRSH do të japë përgjegjësi para ligjit. Kjo mund të ndodhë se direkt në këtë vjedhje është përfshirë Edi Rama. Leja u bë me nxitim të madh, që 40 milionëshi të përfundonin sa më parë në xhepin e Ramës. Garë nuk ka pasur, çmimi i prokurimit është rekord dhe gjithçka është bërë pa leje ndërtimi. Në 2015 u ndryshua ligji që pronat të prishen pa dëmshpërblim.

Në dy lotet e tjera banorët janë dëmshpërblyer dhe këtu duhet të dëmshpërblehen. Banorët e kanë fituar të drejtën e legalizimit me ligjin e miratuar nga Partia Demokratike. Secili prej tyre e ka blerë pronën nuk janë zaptues. Edi Rama e ka përsosur artin e vjedhjes. Sot dua të dënoj qëndrimin e disa mediave që janë bërë pjesë e propagandës qeveritare duke tjetërsuar faktet.

Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare; ku jeni? Për çfarë paguheni? Për të bërë pasarela dhe për të ngrënë e të pirë dhe për të na treguar cilësinë e verës? Pse heshtni? Heshtja iu bën bashkëfajtorë. Në orën 17:00 sot do të jem sot sërish me banorët e Astirit.

Lulzim Basha

    No videos found.