Protesta, Braimllari i LSI: Qytetarët u provokuan, Rama po instalon diktaturën

1 Prill 2018, 16:06

Deputeti i LSI dhe njëherazi anëtar i komisionit parlamentar të sigurisë, Endrit Braimllari u shpreh nga Kukësi për Report Tv se protestuesit e djeshëm te "Rruga e Kombit" janë provokuar. Sipas tij, me represionin në Kukës, Rama po tenton të instalojë diktaturën.

"Protestuesit u provokuan. Edi Rama me këtë represion që po bën në Kukës po tenton të instalojë një sistem diktatorial. Me atë pagesë, kundrejt çdo normaliteti, ai thotë paguani 10 euro për të ardhur në Tiranë. Ne i kemi kërkuar drejtorit të policisë që të lirohen, na kanë informuar që janë transportuar në Tiranë. Do shkojmë atje dhe do njihemi me gjendjen e tyre". 

Endrit Braimllari, deputet i LSI
Ai tha se nuk do ketë bisedime pa liruar më parë protestuesit. "Ky njeri (Edi Rama) është me simptoma të thella skizofrenie". I pyetur për firmën e ish-ministrit të LSI, Sokol Dervishaj, Braimllari tha se LSI s'ka qenë kurrë dakord që kuksianët të paguanin 10 euro për të ardhur në Tiranë. "Banorët e Kukësit nuk do paguajnë për të ardhur në Tiranë, ky është qëndrimi ynë". 

    No videos found.