Protesta e 16 shkurtit, Kryemadhi ndryshe nga Basha: Nuk do dalim për të rrëzuar Edi Ramën

28 Janar 2019, 21:40

Si do organizohet protesta e 16 shkurtit? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duket se ndan qëndrim të kundërt me atë të kryetarit të PD, Lulzim Basha, lidhur me protestën e paralajmëruar për në datën 16 shkurt. Te "5 pyetjet nga Babaramo", Kryemadhi tha në këtë protestë ajo nuk do kërkojë rrëzimin e Edi Ramës dhe as rotacionin politik.  

Jo thjesht një tribunë ku secili merr mikrofonin dhe flet. E rëndësishme është hapja e negociatave dhe qeveria është frenuese në këtë drejtim. Ai nuk iu kushton vëmendje hapjes së negociatave. Hapja e negociatave iu krijon disa standarde të tjera. E kushtëzon qeverinë dhe është detyruar të ecë me një ritëm tjetër. Në anën tjetër do shohim që njerëzit jo vetëm janë të pakënaqur, por prej largimit reagimi është bërë edhe më i vështirë. Djem dhe vajza të reja janë larguar. Të gjitha këto nuk kanë vlerë që ne të themi do dalim të protestojmë për të rrëzuar Edi Ramën. Të heqim një Edi Ramë për një Edi Ramë tjetër? Jo. Kush na jep garanci se ky që do vijë nuk do jetë si Edi Rama. Sot nuk është ccështja për rotacion politik. Protesta e 16 shkurtit nuk do jetë për rotacion politik. 

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

    No videos found.