Protesta e 16-shkurtit /Nard Ndoka për '45minuta': Do jetë radikale, Basha s'mund t'u thotë më qytetarëve kthehuni mbrapa

7 Shkurt 2019, 18:09

Deputeti i Partisë Demokratike, Nard Ndoka ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin '45 minuta" të gazetarit Denis Minga ku foli rreth klimës së  protestës së opozitës së bashkuar që pritet të mbahet 16 shkurt.

Teksa ka komentuar deklaratën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se kjo protestë do të jetë masive deputi Ndoka   foli rreth natyrës së kësaj proteste se qytetarët e kanë humbur besimin dhe shpresën tek kjo qeveri  e cila sipas tij ka dështuar në rolin e saj udhëheqës. Deputeti Nard Ndoka u shpreh i bindur  se është krijuar një klimë dhe nivel i lartë pakënaqësie e qytetarëve të vendit por nuk është e sigurt se çfarë do të sjellë kjo protestë, pasi do të jenë ata që do të vendosin

Bëhet fjalë për një protestë që i ka kaluar përmasat e veta  politike. Është një akumulim pakëqnaqësiesë  qytetarëve  dhe protesta E vetmja menyre per ta penguar kete qeveri per taksat ndaj qytetareve dhe të gjithë keqqeverisjen që  ka ushtruar deri më tani është protesta. Protestat kanë treguar që janë  vërtet efektive dhe kur ke një kaos të drejtë, ajo fiton gjithmonë. Qytetarët e kanë kuptuar që kjo qeveri  ka dështuar , e vetmja mënyrë për të frenuar në keqqeverisje, në keqadministrimin e fondeve publike është protesta . Keqqeverisja ka ardhur duke u trashur, qeveria e Kryeministrit Edi Rama  jo vetëm nuk është treguar tolerante dhe bashkëpunuese dhe nga nismat e veta,  ka rritur arrogancën e vet ndaj qytetarëve. Kemi rastin e studentëve  që i dha një mësim politikës , që tregon se protesta është nje institucion që sot ka rëndësi. Është abuzuar për hir të së vërtetës në shumë raste, me natyrën e protestave nga politika. Edhe vete z. Basha është kritikuar për mëyrën e sesi e ka drejtuar politikbërjen e tij. Deri më tani nuk ka një draft . Problemi i standarteve dhe ngritja e një komisionin për reformën zgjedhore, nuk ka patur një vullnet nga ana e maxhorancës në këtë rast nuk është bërë deri më tani asgje dhe e gjitha çfarë deklarohet nga ana e maxhorancës derimë tani për reformën zgjedhore është demagogji.

Nard Ndoka, Deputet i Partisë Demokratike

Sipas deputetit Nard Ndoka protesta do të jetë radikale dhe se do të jenë qytetarët ata që do përcaktojnë kohëzgjatjen e saj, dhe nëse duan ta rrëzojnë këtë maxhorancë qeverisëse, e cila sipas tij deri më tani  ka treguar që nuk ka vesh për të dëgjuar interesat e qytetareve.

Protesta e 16 shkurtit pritet të jetë një protestë radikale edhe pse ende nuk ka një informacion për detajet e saj.  Çdo gjë që është në dorën e qytetarëve, dëshira e tyre, do të jetë  si njësi matëse e cila do të vendos vetë kohëzgjatjen e kësaj proteste e cila mund të jetë edhe e pafund deri në largimin e Ramës. Të vetmen kërkesë që kam është që mos na pengoni që të protestojmë ashtu siç duhet , pafund .  Çdo parti politike po merr masat e veta organizative pasi po përgatitemi me një protestë popullore. Kryeministri duhet te pergatitet sepse nuk do të ketë shpulla , por grushta , brryla që do të drejtohen kundra kësaj keqqeverisje dhe në rradhë të parë ndaj vetë kryeministrit Edi Rama. Rama rrëzoi qeverinë e tij , vetëm në një vit qeverisje. Pra, kemi  një kryeministër n agon.Nëse Kryeministri i vëndit nuk do të tregojë një vullnet gadishmërie për të drejtuar vëndin duke qene i gatshëm për të plotësuar kërkesat e qytetarëve që e kanë zgjedhur janë ata që do të vendosin për të marrë në dorë fatet e tyre. Nuk është fjala për një vendimarrje e ngushtë poltike, por do të jetë një protestë e pafund. Nuk ka shpresë më që kjo maxhorancë do të reagojë ndaj kërkesa të banorëve të studentëve.  Nuk ka shpresë më që qeveria do t'u përgjigjet në mënyrën e duhur kërkesavë të studentëve. Në këto vitë pluralizëm politik është e vetmja parti politike që qeveris e vetme. Kjo parti ka një mungesë demokracie të theksuar.

Nard Ndoka, Deputet i Partisë Demokratike

    No videos found.