Protesta e 2 marsit, ish deputeti i LSI: Opozita e bashkuar do dalë me qëndrim, por unë do shkoj si qytetar

20 Shkurt 2020, 17:12

Ish deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari e shikon tubimin qytetar të 2 marsit të thirrur nga presidenti Meta si të nevojshëm për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe kushtetutës. I ftuar në emisionin '45 minuta', Brahimllari, i pyetur nga gazetari Denis Minga se a to të marrë pjesë LSI në protestë, tha se ai vetë si qytetar do të jetë i pranishëm së bashku me familjen e tij, duke lënë të kuptohet se kjo protestë do të jetë paqësore apo në 'mënyrë shembullore' siç e cilëson presidenti Meta.