Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu nga protesta e banorëve të Astirit ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke deklaruar përsëri se opozita nuk do të hyjë në zgjedhje. Balliu për sa u përket zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 30 qershor ka thënë se kryeministri 'Rama do ta paguaj shtrenjtë nëse do të rikthejë zgjedhjet e Enver Hoxhës.'
"Pse Edi Rama shëtit me FNSH? Është i tmerrur dhe ka frike të lëvizi nëpër qytete. Ne vetëm sa kemi filluar revoltën, ça do bësh më mbrapa? Këto bllokime rrugësh janë vetëm 1 e100 e asaj që do të presi në qoftë se nuk hap veshët. I sigurt të jesh ti dhe kushdo, se nëse ti tenton të rikthesh në Shqipëri zgjedhjet e Enver Hoxhën do ta paguash shtrenjtë ti e Taulanti. Harrojeni kërcënimin më burg. Unë kam thënë: 100 vjet burg duhet për çdo njëri qe ka lidhje me trafikantët. " ka deklaruar Balliu.
"Ne do e ndjekim këmba këmbës. Ato nuk janë zgjedhje ato janë votime.. Si në kohën e Enver Hoxhës. Zgjedhje të lira e të ndershme ka vetëm ne Europë. Zgjedhje të lira dhe të ndershme do të thotë drejtësi." ka shtuar më pas ish-deputeti i PD-së.
Protesta e Astirit/ Balliu-Ramës: Do ta paguash shtrenjtë...do të ndjekim këmba këmbës
No videos found.