Ambasadorja SHBA, Yuri Kim ka folur për protestën e Sali Berishës, ku ka theksuar se është shumë e rëndësishme që të jetë paqësore dhe të respektohet ligjit.
“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim, para aktivitetit të Dhomës Amerikane të Tregtisë për 246 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.