Protesta e dhunshme në Maqedoni, Talat Xhaferri publikon pamjet nga thyerja e xhamave të institucioneve

6 Korrik 2022, 11:14

Kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferri, ka publikuar pamjet nga zyrat e Kuvendit të cilat janë dëmtuar pas protestës së dhunshme një ditë më parë në Shkup, ku kundërshtohet propozimi francez për negociatat.

‘Pasojat nga sjellja e mbrëmshme е egërsuar para Kuvendit. Pranoj dhe mbështes të drejtën e secilit në protestë, të shprehjes së qëndrimit. Vazhdimisht dhe fuqishëm e dënoj huliganizmin, dhunën, nxitjen e urrejtjes sepse ato nuk janë zgjidhja.’- shkruan Xhaferri.

  •