Protesta e naftëtarëve të Ballshit, mbërrin FNSh, shpërndan turmën

14 Shtator 2020, 11:04 | Përditesimi i fundit: 2020-09-14 11:08:51

Situata pranë rafinerisë së Ballshit është bërë më serioze teksa kanë mbërritur dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gazetari i Report Tv, Kristaq Thano bën me dije se është përdorur spraj për të shpërndarë turmën.

Pas disa çastesh përplasje me FNSh-në, naftëtarët janë tërhequr pas dhe vijojnë bisedimet me policinë.