Protesta e opozitës/ Pasqyrimi nga mediat ndërkombëtare

16 Shkurt 2019, 21:27

Protesta që u organizua këtë të shtunë nga opozita e bashkuar është pasqyruar dhe nga mediat ndërkombëtare. Ata shkruajnë se si mbështetësit e opozitës bllokuan kryqëzimet kryesorë të rrugëve në kryeqytet dhe hyrjen para godinës së institucionit të kryeministrisë.  Artikujt vënë theksin tek fakti se kjo protestë u mbajt pasi opozita kërkon rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore thirrje dhe retorikë kjo e artikualuar edhe më herët nga Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. 

Kështu agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, në artikullin e shkruar me titull “Protestuesit shqiptarë tentojnë të hyjnë me forcë në ndërtesën e qeverisë” shkruan sesi mbështetësit e opozitës shqiptare tentuan të thyjenë kordonin policor këtë të shtunë duke hedhur benzinë dhe flakadanë.