Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ftuar në studion e Report Tvpërballë gazetarit Besard Jacaj tha se Partia Demokratike disponon prova dhe informacione që përfshijnë jo vetëm Ministrinë e Brendshme, por edhe sektorë të tjerë të shtetit në afera korruptive dhe kriminale.
Duke diskutuar aktualitetin politik në vend, si ish-deputeti demokrat foli edhe për protestën e së shtunës me të cilën tha se synohet largimi i Fatmir Xhafës, por ende nuk është përcaktuar vendi se ku do mbahet. Për mos hapjen e negociatave, nëse do të ndodhë, për Kadillin, fajtori i vetëm është Edi Rama.
“Fajtori i vetëm i mos hapjes së negociatave është Edi Rama dhe qeveria e tij. Partneriteti, bashkëpunimi i Edi Ramës me mafian në pushtet, ka ardhur me këtë koncept në pushtet, kilometra të tëra me incizime ka pasur kur ka qenë kryetar bashkie me grupe të caktuar krimianle. Pse qenka kaq kollaj që ky kryeministër të mos flejë dhe ish-kryetar bashkie dikur me grupet mafioze.
Fatbardh Kadilli, sekretar për Burimet Njerëzore në PD
PD disponon gjithë informacionet e domosdoshme për aktivitetin kriminal të shumë grupeve që janë aksionerëve qeverisjen e sotme përfshirë dhe ministrinë e brendshme por edhe në sektorë të tjerë. Të gjithë sektorët që kanë prodhuar marrëveshje me krimin me larjen e araveme paratë e pista, me larjen e hesapeve, me koncesionet. Po grabitet jo vetëm pasuria e sotme e shqiptarëve por edhe e ardhmja e shqiptarëve.