Protesta e studentëve/ Analisti Ilir Yzeiri në Report Tv: Nikolla të japë dorëheqjen, kërkesat tërësisht të realizueshme

11 Dhjetor 2018, 14:54

Analisti Ilir Yzeiri ka komentuar situatën në vend pas protestës së studentëve. I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, Yzeiri ka thënë se një nga kërkesat e studentëve, ajo për rritjes e GDP-së për arsimin me 5% është e parealizueshme për një vend si Shqipëria.

Po të shikosh kërkesat e studentëve, rritja e GDP-së nuk realizohet dot. Kryeministri duhet të ketë kurajën që t’a pranojë këtë gjë. Unë nuk uroj që të ndodhë ajo që ndodhi në Francë. Rama si Macron, nuk do të ketëbashkëbisedues. Studentët duhet të kuptojnë kur të shohin sa të ardhura kanë Shqipëria. Në komunikim ka dy palë, studentët dhe publikun. Me anë të këtij dialogu studentët duhet t’ju japë shpresë, por ne të tjerëve të na garantojë se do e zgjidhë këtë çështje. Përgjigjia e parë edhe mund të realizohet, por 5% më duket se vetëm Franca e ka për arsimin. Të gjitha të tjerat janë të realizueshme. Unë e kaloj kohën në bibliotekë dhe shoh se ka një projekt ambicioz që të bëhej një korpus i madh universitar. Duhet të kishte banesa studentore siç i ka çdo vend tjetër përreth nesh. Tek inxhinieria janë bërë vetëm 2 godina, kur duhen të jenë 15 të tilla.

Ilir Yzeiri, analist

Yzeiri tha se kjo protestë ka treguar një tjetër anë, atë të qytetarisë. Yzeiri tha se kryeministri Edi Rama në rast se situata degradon mund të thërrasë edhe partitë e tjera politike për konsultim.

    No videos found.