Protesta e studentëve/ I bie të fikët një protestueseje, transportohet me ambulancë

11 Dhjetor 2018, 12:57

Një nga studentet e pranishme në protestën para ministrisë së Arsimit ka humbur ndjenjat. Studentja është transportuar me autoambulancë në spital, dhe mësohet se i është dhënë ndihma e parë dhe se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.