Protesta e studentëve, i ftuar pedagogu Edmond Tupja / Pjesa e dytë

14 Dhjetor 2018, 14:10

Pedagogu Edmond Tupja ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv për të folur për protestën e studentëve prej shtatë ditësh para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Tupja, i cili është njëri nga profesorët që i është bashkuar tubimit u shpreh se mbështet kërkesat e tyre, por theksoi se protesta e studentëve duhet të ketë një lider.

“Ata të gjithë thonë jemi të parë. Por nuk mund të jenë të gjithë të parë”. Pedagogu është pro vendimit të studentëve për të mos pranuar ftesën e kryeministrit Rama për dialog, pasi sipas tij, shefi i qeverisë është “xhongler dhe demagog”. Studentët vijojnë protestën përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke kërkuar plotësimin e tetë kërkesave