Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmw një video, përmes së cilës ka ironizuar vendimin e studentëve për të kaluar mbrëmjen në të ftohtë, në Fakultetin Ekonomik.
Në rrjetin social "Instagram", Rama e paralelizon situatën e djeshme me gjyqet komuniste kundër armiqve tw klasws, duke nënkuptuar kështu për të disatën herë se protesta e studentëve në të vërtetë është politizuar.
Më tej, kreu i ekzekutivit kalon deri në sarkazëm, duke e krahasuar oratorin e djeshëm me Sherif Bundon, i cili në vitet '90 drejtonte Komitetin Kombëtar të Turizmit dhe përkrahte sistemin diktatorial.
Rama shkruan në fund të postimit të tij se, "Zoti i ruajtë studentët tanë nga të tilla fantazma që u tregojnë se ç'duhet të bëjnë me jetën e tyre".