Protesta e studentëve, Taulant Muka: Lindita Nikolla duhet të japë dorëheqje

8 Dhjetor 2018, 07:07

Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka tha se kryeministri Edi Rama duhet t'u kërkojë falje studentëve kur i quajti ngelësa në ditën e parë të protestës. Në studion e "Repolitix", Muka tha se kryeministri ka plot "ngelësa" në qeveri. Ai shtoi gjithashtu se ministrja Lindita Nikolla duhet të japë dorëheqje.

"Rama t'u kërkojë falje studentëve që i quajti ngelësa. Ka shumë ngelësa në qeverinë e vet. Në një mbledhje na tha unë jam mësues vizatimi, Lindita është mësuese, ne nuk dimë ta bëjmë reformën, reformën e bëjnë studentët. Ministria po saboton universitetet publike. Këto nuk kanë programe të akredituara. Sot shteti shqiptar nuk e njeh ligjërisht diplomën nga publiku, ndërsa universitetet private i kanë të akredituara. Për mua si Taulant, ministrja Nikolla nuk ka më vend në atë institucion. Dhe faktikisht largimi i saj nuk e zgjidh problemin, por këtu duhet garanci nga shteti për një reformë cilësore në Arsim. Ata e pranuan vetë që janë mësues. Por nuk e njohin punën e Arsimit të Lartë sepse është kërkim shkencor që është baza e një universiteti", u shpreh Muka. 

    No videos found.