Protesta e studentëve vijon dhe në Vlorë

14 Dhjetor 2018, 13:45 | Përditesimi: 14 Dhjetor 2018, 13:45

Studentët e Vlorës kanë dalë edhe ditën e sotme në protestë, ndonëse numri i tyre po rezulton gjithnjë e më i pakët. Ata kanë protestuar përballë Universitetit "Ismail Qemali", nga ku kanë parashtruar kërkesat e tyre. Paralelisht, ata kanë bërë thirrje që të realizohen sa më parë. Pavarësisht pakësimit nga dita në ditë të numrit të tyre, studentët e mbledhur i bënë thirrje të gjithë studentëve të Vlorës që t'i bashkohen protestës e cila është futur tashmë në ditën e 11 të saj. 

b.ha./Shqiptarja.com