Protesta e tretë për vrasjen e Klodjan Rashës/ 1500 policë në terren, 'blindohet' kryeministria!

11 Dhjetor 2020, 17:53

TIRANË- Sot, në orën 18:00 është paralajmëruar në protestë e tretë për vrasjen e Klodjan Rashës! Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e kësaj proteste, e cila referuara 2 të kaluara, nuk kanë munguar aktet e dhunës! Sipas burimeve, në terren do të angazhohen 1500 efektivë policie.

Kamera e Report Tv sjell pamje të efektivëve që janë të pozicionuar në tarracën e kryeministrisë, teksa pritet që të ketë edhe autobote me ujë me qëllim për shpërndarjen e protestuesve në rast se situata do të përkeqësohet.Në këtë protestë të dytë, siç është paralajmëruar në rrjetet sociale, kërkojnë largimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, edhe pse kryeministri Edi Rama e ka thënë shkurt dhe qartë që një gjë e tillë nuk do të ndodh, duke shtuar se akti i dorëheqjes së ministrit Lleshaj nuk duhet marrë si dobësi e Shtetit.