Monika Kryemadhi pas përfundimit të protestës kishte një mesazh për të gjithë simpatizantët dhe kryeministrin Edi Rama."Kjo ishte protesta më e madhe që është parë ndonjëherë në Shqipëri. Rruga tashmë është nisur për të shpëtuar demokracinë. Ky është vendimi që qytetarët kanë marrë, opozita do ta udhëheqë.
Tashmë rruga jonë nuk ka kthim pas, ne do të qeverisim zemërimin e shqiptarëve. Qytetarët do të largojnë Edi Ramën, ata sot morën në dorë fatet e tyre dhe cdo sakrificë do të jetë shumë e vogël për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e tyre.
Rruga e vetme që ka Shqipëria është integrimi në BE, për të arritur këtë duhet të ikë Edi Rama. Sot mori një shuplakë, loja do të hyjë prej vërteti, loja ka filluar të luhet fort, pasi ka vetëm një rrugë" tha Kryemadhi.
Protesta/ Kryemadhi-Ramës: Sot more një shuplakë, tani loja po luhet fort
No videos found.