Protesta në Bjellorusi/ Liderja e opozitës lë vendin dhe strehohet në Lituani

11 Gusht 2020, 12:27

Pas valës së protestave që ka përfshirë vendin, liderja e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, është larguar nga vendi. Njoftimi është dhënë nga ana e ministrit të jashtëm lituanez, I cili me anë të një postimi në Twitter njoftoi se ajo gjendej atje dhe është e sigurt.  Ndërkohë që pasditen e djeshme ajo kishte deklaruar se fituese e zgjedhjeve ishte ajo dhe se nuk kishte ndërmend të pranonte rezultatin.

 Protesta në Bjellorusi vazhdojnë ende ndërkohë që njoftohet se një person ka humbur jetën në përleshje me policinë dhe mbiu 3000 protestues janë arrestuarPërshkallëzimi i situatës në Bjellorusi ndodh pasi Tikhanovskaya humbi zgjedhjet presidenciale përballë Alexander Lukashenkos, i cili drejton vendin prej vitit 1994. Sipas rezultatit ende paraprak,  në garën për presidentin e vendit Lukashenko ka grumbulluar afro 80% të votave, ndërsa kundërshtarja e tij Svetlana Tikhanovskaya arriti të grumbullonte vetëm 9.9% për qind. Liderja e opozitës akuzoi Lukashenkonn për manipulim të rezultatit, pasi në zgjedhje nuk kishte vëzhgues dhe komisionerë zgjedhor. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kritikuar procesin zgjedhor dhe përshkallëzimin e dhunës në vend./ Përgatiti Suada Mehmetaj.