Protesta në Elbasan, nxënësi në lot: Polici më qëlloi në kokë

2 Tetor 2018, 16:22 | Përditesimi: 2 Tetor 2018, 16:39

Protesta në fshatin Mengël të Elbasanit është shoqëruar me tensione dhe shtyre mes prindërve e nxënësve me policinë, që po tentonte që të hapte rrugën Elbasan-Librazhd që u bllokua.

Njëri nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare thotë se është qëlluar në kokë nga policët. “Më gjuajti polici te koka” thotë fëmija duke qarë.

b.ha./Shqiptarja.com