Protesta në Postribë /Banorët dyshime se mund ti kalojë për shfrytëzim privatit

15 Tetor 2020, 22:06

Banorët e fshatit Myselim në Postribë të Shkodrës janë ngritur në protestë kundër punimeve që po kryhen për reahabilitimin e rezervuarit dhe kanalit vaditës të Shtodrit. Ata shprehen se ka mungesë transparence për këtë projekt, i cili bllokon rrugën e fshatit. Nga ana tjetër kreu i njësisë administrative shprehen se punimet po kryhen nga Ministria e Bujqësisë për ti dhënë fund përmbytjeve në këtë zonë.