Të rinjtë e forumit Rinor të PD dhe LSI protestuan sot në Surrel duke vendosur një tra në mënyrë simbolike para hyrjes së kryeministrit Edi Rama. Pas protestës, PD njofton se kryetari i FRPD Belind Këlliçi dhe deputetja e LSI Floida Kërpaçi janë shoqëruar në komisariatin nr. 4.
E ndërsa PD pohon se Këlliçi dhe Kërpaçi janë shoqëruar, Policia e Shtetit dhe LSI e mohojnë. Sipas bluve dhe partisë së dytë më të madhe në opozitë nuk është shoqëruar asnjë person për protestën e sotme në Surrel. Nën thirrjet dhe brohoritjet ‘Poshtë Edi Rama’, të rinjtë e dy partive opozitare protestuan duke kërkuar që Rama të heqë pagesën për të kaluar në Rrugën e Kombit.
Debati i Këlliçit dhe Kërpaçit me policinë në Surrel
Polici: Po përdorni edhe gaz lotsjellës, mund të bënit një njoftim që edhe policia të marrë masa
Këllçi: Protesta është paqësore....
Kërpaçi: Kjo ishte, ne erdhëm për të sjellë një dhuratë simbolike, ne po largohemi
Polici: Faleminderit, mirupafshim...