25 persona janë arrestuar dhe 130 të tjerë janë në hetim pas protestës së mbrëmshme në Tiranë, për të tretën ditë radhazi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha. Policia njofton se të gjithë këta persona akuzohen se organizuan grumbullim dhe tubim të paligjshëm dhe kanë ushtruar dhunë, duke plagosur 3 punonjës të Policisë si dhe shkatërruan pronën publike e private.