Protesta para kryeministrisë / Policia shoqëron pronarët e lokaleve që kundërshtojnë Aktin Normativ

21 Korrik 2020, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2020-07-21 15:27:09

Ashtu si të hënën edhe sot të prekurit nga vendimi i qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës u përpoqën të mblidheshin përpara kryeministrisë për të protestuar, pasi me këtë vendim ata shprehen se po rrënohen ekonomikisht. Në rast se hapen atëherë mund të gjobiten me 3 milionë lekë të rinj.