Protesta para ministrisë së Arsimit, Malaj i përgjigjet Shahinit: Maturantët nuk janë të politizuar, ishin aty për kauzën e tyre

12 Qershor 2020, 22:39

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj në një lidhje me skype në emisionin "Pa protokoll" në Report Tv i është përgjigjur akuzës së ministres së Arsimit, e cila tha se protesta e maturantëve e ditës së sotme është e politizuar.

Ajo është shprehur se maturantët dolën aty për të mbrojtur kauzën dhe tezën e tyre dhe se nuk janë të ndikuar nga politika. Malaj thekson se provimi është realizuar në kushte të jashtëzakonshme dhe ka qenë detyrë e ministrisë së Arsimit që të përgjigjet për situatën aktuale, duke mos e anashkaluar atë.