Protesta para Ministrisë së Arsimit, shfaqet sërish Sali Lushaj, këtë herë si student

11 Dhjetor 2018, 15:22

Në protestën ‘jopolitike’ të studentëve nuk mungon edhe…Sali Lushaj. Nuk kish si të ndodhte ndryshe. Si në çdo protest që bëhet në Tiranë, nuk mund të mungojë personazhi më ‘karizmatik’ i manifestimeve politike.  Bëhet fjalë për Sali Lushën, ish-truprojën e Sali Berishës, kur ishte president.  Lushaj është fotografuar në mes të turmës së studentëve që prej 8 ditësh kanë si parrullë kryesore ‘Jo politikë’.