Protesta/ PD e Vlorës: 700 persona do t'i bashkohen studentëve përpara Kuvendit

20 Dhjetor 2018, 09:14

Partia Demokratike e Vlorës ka konfirmuar se 700 persona janë nisur nga qyteti bregdetar drejt kryeqytetit, për t'iu bashkuar protestës studentore përpara Kuvendit. Këta persona mendohet të jenë të mbledhur nga Vlora, Himara dhe Selenica. Nisja është kryer prej selisë së PD-së dhe në disa pika të tjera të qytetit, që prej orëve të para të mëngjesit.