Protesta për Unazën e Re, Rama: Luftë për pushtet, nuk legalizohet aty ku është rruga

23 Nëntor 2018, 11:33 | Përditesimi i fundit: 2018-11-23 15:23:21

Nga Libofsha ku shpërndau leje legalizimi, kryeministri Edi Rama është rikthyer që të flasë sërish për projektin e Unazës së Re dhe protestën që kulmoi para parlamentit dhe përfundoi me 15 policë të plagosur dhe 25 të shoqëruar.

‘Nuk mund të legalizojmë aty ku ke zënë hapësirën e përbashkët, apo aty ku është plani për t’u ndërtuar rruga. As unk mund ta bëjë dot shteti që të legalizojë për të dhënë prona si pronarë, pasi i bie që i gjithë populli të punojë për të paguar ata që janë të palegalizueshëm. Por kur bëhet fjalë për shtëpi ka një përgjegjësi, në Shqipëri ka plot njerëz të nderuar që nuk e kanë shtëpinë e tyre dhe qiranë e paguajnë me rrogën e tyre dhe me taksën e tyre paguhet bonuesi për këta të tjerët. Me dekemt që paskam thënë se shtëpitë nuk do të prishen, nuk është e vërtetë.

Ne kemi legalizuar 150 mijë, shumica shtëpi, në katër vite. Por nuk mund të legalizojmë në kurriz të buxhetit aty ky është e pamundur. Kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga partitë për një gjë që ligji nuk e lejon. Luftë për pushtet, gjej shesh bëj përshesh. Edi Ramën nuk e mundim dot me votë dhe hajde të bëjmë këto’.

    No videos found.