Protesta, spërkatet me bojë të zezë Ministria e Brendshme

28 Mars 2019, 12:52 | Përditesimi: 28 Mars 2019, 20:28

Pas heshtjes përreth 20 minuta para Ministrisë së Punëve të brendshme, protestuesit e opzotiës kanë hedhur bojë të zezë ndaj godinës së drejtuar nga Sandër Lleshaj. 

Protestuesit ishin fillimisht tek Parlamenti ku patën disa përplasje të forta me policinë ndërsa më tej u tërhoqën nga drejtuesit politikë në një marshim proteste drejt Ministrisë së Brendshme. Basha dhe Berisha qëndruan në heshtje përballë njëri-tjetrin përreth 20 minuta, derisa protestuesit zbuluan skenarin: Njollosjen me bojë të zezë të minitrisë.

b.ha./Shqiptarja.com