Protesta te Rruga e Kombit, Rama: Gjuha e benzinës dhe çizmja, përgjigje qershorin e ardhshëm

31 Mars 2018, 20:12 | Përditesimi i fundit: 2018-03-31 22:27:15

TIRANE-Kryeministri Edi Rama përmes një deklarate për mediat ka dënuar dhunën e ushtruar në Rrugën e Kombit në Kukës ndaj policisë së shtetit dhe djegien e sporteleve të kompanisë së koncesionarit. Rama është shprehur se ka pranuar kërkesën e kryebashkiakut të Kukësit, Bashkim Shehu dhe do të takohet ditën e hënë për të biseduar, ndërsa në 60 ditët e ardhshme do të realizohen dëgjesa me banorët e qarkut të Kukësit ku do u shpjegohet se do të përfitojnë si përdorues të shpeshtë të rrugës përmes një karte të veçantë.“Kush e vendosi atë zjarr, kush ushtroi vandalizëm dhe kush guxoi të ngrejë dorë mbi forcat e policisë nuk do të ketë asnjë shans t’’i shpëtojë ligjit. Zjarr-nxitës të kazanit politik të Tiranës nga frika e drejtësisë. Kontrata parashikon jo vetëm 120 mijë euro kontribut kompanisë për transportin e banorëve në nevojë, por edhe karta për banorët që janë përdorues të shpeshtë të rrugës”.

E ndërsa e cilësoi protestën një organizim të ngjizur me urdhër nga opozita në Tiranë, Rama theksoi se socialistët që ishin pjesë dhe që ngritën dorë ndaj policisë janë të përjashtuar nga partia Socialiste.  “Gjuha e benzinës dhe çizmja e dëshpërimit do marrin përgjigjen qershorin e ardhshëm. Ndërsa çdo këshilltar socialist që ka ngritur dorë qorrazi apo në vetëdije, të ngjizur me urdhër nga Tirana, e ka humbur të drejtën për të qenë pjese familjes së PS”.

    No videos found.