Protesta/ Zv.ministri i Arsimit, Shpat Kolgega në Report Tv: Studentët nuk u informuan

6 Dhjetor 2018, 15:01 | Përditesimi i fundit: 2018-12-06 15:06:46

TIRANË-  Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shpati Kolgega i ftuar në studion e Report Tv ka folur mbi protestën e studentëve të universiteteve para godinës së Ministrisë së Arsimit. 

Në fjalën e tij në studio zv.ministri u shpreh se protesta mund të ishte shmangur nëse tarifa do të diskutohej në senatet dhe bordet e administrimit, në të cilat edhe studentët janë pjesë.

Mungesa e informacionit i bëri që të dilnin në protestë. Studentët kanë akses që të shohin planin buxhetor, kanë akses të marrin pjesë në mbledhjet e bordit të administrimit. Dhe ky është një lajm shumë i mirë se studentët do të shohin nga afër se si do të shpenzohen paratë e tyre.

Shpat Kolgega, zv.ministër i Arsimit

Më tej, Kolgega sa i përket kushteve në konvikte u shpreh se së shpejti në qytet Studenti do të bëhet një investim prej 18 milionë eurosh.