Protesta/Artistët dënojnë dhunën në institucionet e kulturës

11 Dhjetor 2020, 17:19

Muzeu Historik, Biblioteka Kombëtare dhe Bunk Art 2 nuk i kanë shpëtuar dhunës së ushtruar gjatë protestës për të riun e vrarë nga efektivi i forcave Shqiponja, Klodian Rasha. Dëmtimet përfshijnë hyrjen kryesore në këto institucione edhe xhama të thyer të dritareve

Baritoni Ylber Gjini përmes këngës kishtare “Krishti u ngjall” zgjodhi të protestojë në mënyrë paqësore. Teksa shpreh dhimbjen për të riun që u nda nga jeta dhe bën apel që të ruhet gjakftohtësia derisa të zbardhet e vërteta dhe të mos dhunohen institucionet

“Në një dëshpërim të thellë vendosa që të këndojë për këtë të ri që iku në lule të rinisë. Unë do të isha në protestë, por për arsye shëndetësore nuk kam shkuar. Kam qenë në të gjitha protesta, por si qytetar, jo për të djegur edhe shkatërruar. Unë do të merrja një qiri dhe do të ulesha tek kryeministria derisa ata të japin dorëheqjen. Por sapo pashë dhunimin që është bërë në qendër, nuk jam për këtë. Unë kam një ngushëllim për moshatarin e këtyre të rinjve që protestojnë, pasi ai mund të ishte fëmija im. Por, të rinjve u them ruani gjakftohtësinë, derisa të gjendet fajtori”, thotë ndër të tjera baritoni Ylber Gjini.

Ndërsa, pianistja Etrita Ibrahimi e konsideron të pavend atë çka ka ndodhur me institucionet, duke thënë se shpresa e së ardhmes nuk ndërtohet, duke shkatërruar