Protestat e dhunshme/ Franca drejt vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme

2 Dhjetor 2018, 12:48

Franca është duke konsideruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme pasi qindra persona u arrestuan gjatë një proteste e cilësuar si më e dhunshmja dekadën e fundit. Policia thotë se 23 oficerë policie mes 133 personave mbetën të plagosur që prej nisjes së protestës së dhunshme nisur pasditen e të shtunës, duke i vënë flakën kryeqytetit francez. Numri të arrestuarve ka shkuar në 412.

Aktivistët e veshur me jelekë viziz dogjën makina, thyen xhamat e dyqaneve duke i vjedhur. Nuk i ka shpëtuar vandalizmit edhe Harku Triumfit gjatë protestës për rritjen e çmimit të karburantit. Protesta po zhvillohet për të tretën javë radhazi duke vënë në vështirësi qeverinë e Emmanuel Macron. Grupe të rinjsh gjatë kësaj protestuesit u filmuan tek marshonin në rrugë duke mbajtur në duar shufra hekuri.

Presidenti Emmanuel Macron gjatë ditës së diel zhvilloi një takim emergjence me kryeministrin dhe shefat e agjencive të sigurisë dhe ushtrisë duke deklaruar se ata të cilët janë përgjegjës për dhunën gjatë protestave do të paguajnë për veprimet e tyre. Zëdhënësi qeverisë franceze Benjamin Griveaux, tha se qeveria është duke marrë në konsideratë vendosjen e gjendjes së emergjencës në Francë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe i ka kërkuar protestuesve jo të dhunshëm të ulen në tryezën e negociatave.