Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, i ftuar në emisionin ’45 minuta’, në një bashkëbisedim me gazetarin Denis Minga, ka folur për situatën politike në vend. Braimllari ka thënë se vendi është në një kolaps institucional, pas bllokimit të formimit të KLGJ dhe KLP.
Kjo që ky bën rrëzon të gjithë atë që ne kemi bërë. Në raport me parlamentin këtu s’ka gjykatë kushtetuese. E ka mbyllur Edi Rama. S’ka patur vullnet. Gjykata Kushtetuese është mbyllur me arsye prej tij. Shiko që një gjyqtar me 90 mln lekë e kalon, ndërsa një tjetër nuk kalohet me më shumë pak arsye, kjo tregon se ky ka një listë të bardhë dhe një listë të zezë.
Endrit Braimllari, deputet i LSI
Braimllari ka thënë se procesi i Vettingu-t është selektiv dhe se vëmendja e qeverisë është zhvendosur nga problemet reale të vendit dhe se qytetarët janë sot më të varfër se kurrë.
ONM thotë se prokurorë të vecantë kanë probleme, këta i kalojnë. Këtu sistemi është në ngërc. Kjo është strategjia e tij. Qeveria s’mbron interesat e vendit, as kryeministri. Qeveria dhe kryeministri mbrojnë bandat. Të njëjtën gjë ka bërë kur doli edhe Zagani, tha që do vinte ligj për shpifje. Sot njerëzit janë më të varfër se kurrë.
Endrit Braimllari, deputet i LSI
Deputeti i LSI, ka paralajmëruar se opozita do të zhvillojë një sërë protestash të cilat do të kulmojnë me largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Braimllari tha se Rama do të largohet si diktator.
Diktator që rëndon mbi kombin e tij, do largohet si diktator. E them shumë qartë. Ju e mbani mend, që finalja e 96-ës ishin firmat piramidale. U shkatërrua jeta sociale e vendit sot, ndodhin vrasje gjithandej. Gjithë projekti politik i Edi Ramës u vu në zbatim dhe na sjell në të njëjtën situatë si ’96. Ky sot ka vënë qindra inspektorë, ndërkohë që i ka mbytur njerëzit me taksa. Do ketë protesta të opozitës në të gjithë vendin. Do kemi një kulm final të opozitës që do të kulmojë me largimin e Edi Ramës. Sic po sillet Edi Rama me qytetarët do ketë fat diktatori. Po ishte nevoja do e largojmë edhe me revoltë.
Endrit Braimllari, deputet i LSI