Protestat në Hong-Kong, polici qëllon me pistoletë protestuesin

11 Nëntor 2019, 10:09 | Përditesimi i fundit: 2019-11-11 10:10:15

Një polic ka qëlluar një protestues me pistoletë gjatë një dite tjetër demonstrimesh të dhunshme në Hong Kong.

Pamjet e postuara në Facebook tregojnë oficerin që nxjerr armën e tij para se të përplaset fillimisht me një burrë.

Të shtënat ndodhën ndërsa protestuesit u përpoqën të bllokonin një kryqëzim në Sai Wan Ho në veri-lindje të ishullit. Policia konfirmoi që një oficer “qëlloi me armën e tij të shërbimit”.

Protestat e dhunshme kanë filluan në muajin qershor kundër projekt-ligjit për të lejuar ekstradimin në Kinë, për të cilin shumë kishin frikë se do të cënonte liritë e qytetarëve.

Projekt-ligji u tërhoq në shtator por demonstratat vazhduan dhe tani bëhet thirrje për demokraci të plotë dhe një hetim mbi sjelljen e policisë.