Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u adresua publikut pas mbledhjes urgjente të qeverisë, e cila u mbajt pas dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vuçeviq. Në këtë fjalim, ai preku një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me situatën aktuale politike, tensionet në vend dhe të ardhmen e qeverisë së Serbisë.