Protestat në SHBA, gazetarja e 'Zërit të Amerikës': Po përfitojnë radikalët!

4 Qershor 2020, 19:54

Trazirat që ka shkaktuar vrasja e afro-amerikanit, George Floyd, nuk janë parë që në 2014-n tha gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Rudina Dervishi, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me Edicion Qendror në Report TV. Ajo shtoi për gazetarin Besard Jacaj, se gjatë natës ka patur edhe protesta që kanë qenë të dhunshme, ndërsa edhe vetë presidenti amerikan ka akuzuar anarkistët e majtë  se kanë futur provokatorë në protestë. Arrestime ka patur në të gjitha shtetet për anëtarët e “Antifas”. Vëzhguesit e pavarur të të gjithë spektrave, tha ajo, kanë vërejtur se radikalë të ndryshëm po kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë për arsye të ndryshme.