Protestë kundër hartës së re gjyqësore në Shkodër: Gjykatat të mos hiqen, kosto shtesë për qytetarët

22 Qershor 2022, 19:06

Qytetarët Shkodranë janë ngritur në protestë, këtë pasdite kundër draftit të KGJ për hartën e re gjyqësore. Të pranishëm në protestë janë edhe anëtarë të dhomës së avokatisë.

Të gjithë njëzëri kanë kërkuar që Gjykata e Apelit dhe Gjykata Administrative të mos largohen nga Shkodra.

E pranishme në këtë protestë është edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të PS Shkodër, Jona Leqejza e cila si qytetare, iu bashkua kësaj proteste, por duke argumentuar se kjo hartë e re është një kosto për banoret e Shkodrës.

Avokatët kanë ftuar shkodranët që të vijojnë protestat, pasi kjo hartë e re do të rendoje kostot për të marrë drejtësi.