Në vendin e ngjarjes ku banorët e Laknasit po protestojnë kundër vendimit të firmosur nga ish kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu për të dhënë tokën një kompanie private, ka shkuar ambulanca.
Më parë dy gra nuk janë ndjerë mirë dhe u ka rënë të fikët. Ndërkohë punonjësit e ambulancës po mundohen të marrin me barelë dy gratë që nuk janë ndjerë mirë.
Banorët vijojnë me deklaratat e tyre duke thënë se ka më shumë se 100 vjet që ata mbjellin pyllin ndërsa bashkia ka dhënë për të ndërtuar një thertore.
Protestë kundër ndërtimit të stallës së derrave, ambulanca u shkon në ndihmë dy grave në Laknas
No videos found.