Protestë kundër ndërtimit të ujësjellësit në ujëvarën e Sinecit, banorët: Vendin e mban në këmbë ky ujë, dëmtohet bujqësia

12 Maj 2020, 19:15

Banorët e Lumasit në Kuçovë kanë protestuar sot duke kërkuar anulimin e projektit të bashkisë së Kuçovës për ndërtimin e një ujësjellësi në ujëvarën e Sinecit. Uji që rrjedh nga burimi natyror përdoret nga këta banorë për vaditjen e tokave.

Ata  kanë protestuar sot para zyrave të njësisë vendore. Ata pretendojnë se uji që rrjedh nga burimi natyror i Sinecit, ku ka edhe një ujëvarë që frekuentohet nga turistët, do të futet në tuba.

Sipas banorëve të fshatit Lumas, Bashkia e Kuçovës ka projektuar ngritjen e një ujësjellësi në Sinec, ç'ka sjell dëme në bujqësi pasi ujin e përdorin për vaditje.